Një ditë përpara dy vjetorit të tragjedisë që shkaktoi tërmeti i 26 Nëntorit të vitit 2019 në Shqipëri, kryeministri Edi Rama ishte në Thumanë.
Ai ndoqi nga afër dorën e fundit që po u jepet punimeve dhe kërkoi që gjitha të jetë gati për banorët që të futen brenda në shtëpitë e reja për Vitin e Ri.
“Këto për Vitin e Ri duhet të jenë të mbaruara. Për Vitin e Ri të bëjnë të gjithë gëzuar në shtëpi” ishte urdhri i kreut të qeverisë për firmën që po kryen punimet.
“Tërmeti na testoi, por ja dolëm. Ne krenohemi me atë që kemi bërë, por nuk mjafton” tha zv/ kryeministri Arben Ahmetaj.
Lexo edhe: “Ku je more demokrat”, Rama batuta në Thumanë: Nuset dhe vjehrrat tani do të duhen më shumë
I pranishëm ishte edhe Behgjet Pacolli, që është njëri nga njerëzit që ka ndihmuar në procesin e rindërtimit.
“Unë kam mbështetur idenë e kryeministrit pas një bisede të shkurtër që pata me të vetëm dy ditë pas tërmetit. E pashë që dëshira e tij ishte tepër e madhe, si t’ja bëjmë sa më shpejt që t’ju garantojmë qytetarëve shtëpi.
Kontaktova familjen dhe kërkova këshilla dhe ndihmën e tyre dhe m’u përgjigjën për të kontribuar me atë që mundemi dhe atë që dimë. Jam i lumtur që edhe unë kam bërë diçka për familjet. U priftë e mbara gjithmonë” tha ai.
/ Abcnews.al