Skuadra e Kukësit do të zhvillojë ditën e dielë ndeshjen kundër Egnatias në kuadër të javës së 10-të të superiores.
Kur jemi edhe 3 ditë para kësaj sfide, stadiumi ku do të zhvillohet ndeshja akoma nuk është bërë publik.
Në mungesë të stadiumit “Zeqir Ymeri’ që akoma s’ka marrë dritën jeshile për të zhvilluar ndeshje, verilindorët janë të detyruar të vazhdojnë “shtegtimin” e tyre në stadiume të tjera.
Për sfidën kundër Egnatias ka një “enigmë” se ku do të luajë këtë radhë skuadra e Diego Longos, me “Elbasan Arena” që është ‘zotëruar’ nga dy skuadrat e kryeqytetit, Partizani dhe Dinamo, ndërsa “Loro Boriëi” ku Kukësi zhvilloi ndeshjen e fundit kundër Tiranës është e “zaptuar” nga Vllaznia që pret Laçin ditën e shtunë. /f.a/abcnews.al