Ende e vështirë të besohet se ai ka ikur, një vit nga vdekja e Maradonës

schedule09:52 - 25 Nëntor, 2021

schedule 09:52 - 25 Nëntor, 2021

25 nëntor 2020, ora 17:30, nga Argjentina shpërndahet lajmi se Dieago Armando Maradona ka ndërruar jetë. Ishte një pasditë e ftohtë në Champions League.  25 nëntori do të jetë një ditë e pakëndshme për Maradonët dhe për të gjithë tifozët e futbollit.

Ai nuk ishte vetëm një legjendë, ai nuk ishte një person i thjeshtë, për shumë njerëz ai ishte zot.

Në kto 365 ditë ka patur homazhe të panumërta që i janë bërë në mbarë botën, Buunos Aires, Napoli dhe në shumë cepa të tjerë të globit të cilët kanë kujtuar figurën e një djali kontrovers, të shkëlqyer në fushën e futbollit dhe që la në gjurmë në të gjitha kuptimet në botën e futbollit.

Disa çështje të hapura:

Për momentin, çështja për një neglizhencë të mundshme mjekësore të shtatë profesionistëve të implikuar në një “vrasje të thjeshtë” të mundshme është ende e hapur në gjykatë.

Trashëgimia e tij është kthyer në një luftë të pamëshirshme që sapo ka nisur mes avokatit të tij, Matias Morla, tashmë pronar zyrtar, me motrat Maradona, vëllezërit e yllit, ish-gruaja e tij e vetme, Claudia Villafane dhe pesë fëmijët e tij të njohur. r.t/abcnews.al