Nëntori mbyllet me reshje, meteorologia për ABC: Në dhjetor nis dëbora, temperaturat në rënie

schedule15:44 - 23 Nëntor, 2021

schedule 15:44 - 23 Nëntor, 2021

Nëntori parashikohet të mbyllet me reshje.  Shiu, sipas Lajda Porja nga shërbimi “Meteoalb” pritet të përfshijë të gjithë vendin duke nisur nga dita  e premte ndërsa bora do të jetë e pranishme në veri dhe verilindje të territorit të hënën.

“Mesi i kësaj jave pritet të jetë me kthjellime. Të premten do të rikthehet një sistem i fuqishëm vranësirash që do të gjenerojë reshje. Shirat do të jenë kryesisht me intensitet mesatar në zonat veri dhe veri perëndimore”, shprehet ajo.

Vlerat e termometrit pritet  të zbresin duke nisur nga fundjava, por i ftohti parashikon meteorologia Porja do të ndjehet më tepër në ditët e para të dhjetorit.

“Në fundjavë do të ketë një rënie. Pritet ndryshim menjëherë me hyrjen e dhjetorit. Ne futemi me rënie goxha të ndjeshme të temperaturave dhe në fakt fillimi i Dhjetorit do futet edhe me reshje dëbore kryesisht në veri dhe verilindje të Shqipërisë” thotë Porja.

Temperaturat këtë nëntor sipas sinoptikanëve kanë qenë më të larta se normalja ndërsa reshjet e shiut deri tani  nuk kanë  plotësuar kuotat mujore. /Abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!