Sot shënohen pesë vite që nga vdekja e këngëtarit shkodran, Ergi Dini. Ai humbi jetën më 21 nëntor të vitit 2016, në një aksident tragjik me motor.
Gjithashtu, bashkë me këngëtarin humbi jetën edhe miku i tij, Kejdi Halili, (21-vjeç) që drejtonte motorrin.
Ergi la pas vetes një krijimtari të veçantë në muzikën shqiptare, këtu mund të përmendim disa nga sukseset që dëgjohen ende sot si “Pa frymë”, “Asnji gram”, “Morphine” etj.
Ai u bë i njohur për publikun në spektaklin “X Factor”, nga i cili arriti të shpallej fitues në sezonin e tretë të vitit 2014./abcnews.al