Merkatoja e verës ishte shumë e “nxehtë” sa i përket Granit Xhakës. Mesfushori shqiptarë ishte në listën e preferencave të trajnerit të Romë, Jose Mourinho, ku ky i fundit e kërkonte me çdo kusht shqiptarin në skuadër për t’i besuar kështu çelësat e mesfushës së “verdh e kuqve”.
Shuma e kartonit të Xhakës ishte pengesa e vetme, që duket se në merkaton dimërore mund të arrihet tek marrëveshja mes palëve, për transferimin e lojtarit në Itali.
Sipas asaj që transmetojnë mediat angleze por edhe ato italiane, “telenovela” Mourinho-Xhaka do të vazhdojë edhe në merkaton e dimrit, por këtë herë protagonistët shpresojnë në një fund të lumtur mes tyre, teksa Xhaka vazhdon të jetë ne krye të listët së dëshirave të Joses. /f.a/abcnews.al