Bora zbardh Juglindjen dhe Verilindjen, në disa akse duhen zinxhirë

schedule09:01 - 20 Nëntor, 2017

schedule 09:01 - 20 Nëntor, 2017

Në të gjithë rajonin e Korçës ashtu siç edhe ishte parashikuar gjatë natës ka patur reshje të borës.  Temperaturat kanë shënuar nën zero dhe niveli i borës në qytet arriti 5 cm, kurse në fshtra të thella deri në 30 cm. Në disa akse rrugore ka patur probleme me qarkullimin për shkak të borës, mes tyre Korçë-Kapshticë dhe Korçë-Ersekë. Reshje bore ka pasur edhe në fshatrat e Kukësit, Tropojës dhe në gjithë zonat malore. Reshjet e borës gjatë natës kanë zbardhur rajonin e Korçës dhe të Kukësit. Në disa segmente lëvizja e mjeteve duhet të kryhet me zinxhirë.

Bora i ka dhënë pamje magjepsëse qytetit të Korçës.

Por kjo është e bukur sa kohë shërben për foto e kartolina.

Pjesa tjetër lidhet me mundin e dimrit.

Gjatë natës reshjet në juglinjde sollën veshtirësitë e para në qarkullimin e mjeteve.

Rrugët nacionale, që lidhin Korçe me Pogradecin, Devollin dhe Erseken janë të hapura. Por në disa segmente lëvizja bëhet vetëm me zinxhirë.

Në zonat urbane bora ka arritur deri në 5cm, kurse në ato turistike, trashësia e borës ka kaluar 20 cm.

Bora ka zbardhur edhe Verilindjen e vendit.

Pas mesnatës reshjet e shiut u kthyen në reshje bore në lartësinë 600 m mbi nivelin e detit.

Në tunelin e Kalimashit bora shkoi në 5 centimetra trashësi, por borëpastrueset e larguan nga rruga dhe qendruan në gatishmëri.

Në fshtarat e Shishtavecit, Zapodit, Grkecajes, Kalisit,Bushtrices e Malziut, trashësia e borës arriti nga 10 deri 15 centimetër, por pa shkaktuar probleme. Rrugët janë të hapura dhe të kalueshme./abcnews.al

Foto nga Korça me borë

https://youtu.be/0qgUHws4aAQ

Foto nga bora në Korçë