Rihapet pas 8 muajsh memoriali i Skënderbeut

schedule19:08 - 17 Janar, 2019

schedule 19:08 - 17 Janar, 2019

8 muaj pas inaugurimit, rihapet në Lezhë për vizitorët, memoriali i heroit kombëtar Gjergj Kastriot Skënderbeu. Bashkia e Lezhës organizoi homazhet në këtë memorial, me rastin e 551 vjetorit të vdekjes së tij. Nënkryetarja Alfrida Marku, bëri të ditur se më 2 Mars në Lezhë, do vendoset për herë të parë shtatorja e heroit tonë kombëtar, në sheshin me të njëjtin emër.

Bashkia përsëriti thirrjen drejtuar qeverisë që të miratojë kërkesën e saj, në mënyrë që 2 Marsi, data e Kuvendit, që shënon Besëlidhjen e Lezhës, të shpallet festë zyrtare. Në fjalën e tij, kreu i konferencës ipeshkvnore të Shqipërisë, Anxhelo Masafra tha se atdheu duhet të jetë mbi gjithçka e bëri apel që të punohet me të rinjtë, të cilët kërkojnë masivisht të largohen nga vendi./abcnews.al