Avokatja e popullit: Niveli më i ulët i ndihmës ekonomike në rajon

schedule15:00 - 18 Nëntor, 2021

schedule 15:00 - 18 Nëntor, 2021

Ndihma ekonomike  që shteti iu jep personave  në nevojë mbetet më e ulëta në rajon. Nga një përllogaritje e avokatit të popullit rezulton se nevojat minimale financiare  për një person kapin një kosto prej 18 mijë lekësh ndërsa niveli i ndihmës ekonomike rezulton disa herë më i vogël.

Aktualisht ndihma ekonomike është në vlerën 5,500 lekë ndërsa për vitin e ardhshëm parashikohet të arrijë në 7500 lekë.

Një tjetër shqetësim i ngritur nga avokatja e popullit është edhe mbështetja e ulët financiare për qytetarët e prekur me Covid-19. Shoqëria civile ka kërkuar që buxheti i vitit të ardhshëm t’i kushtojë më shumë financime shtresave në nevojë pasi në vend po njeh një rritje të ndjeshme varfëria. /abcnews.al/