Sondazh

Dendias në Tiranë, rihapet çështja e detit, mendoni do ketë ndikim në integrimin europian?

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Nisma për fëmijët/ Avokati i Popullit mbledh firmat, për ligjin e ri

schedule15:34 - 1 Qershor, 2026

schedule 15:34 - 1 Qershor, 2026

Një grup prindërish po mbledhin firma me qëllim realizmin e ndryshimeve ligjore për të garantuar financim të plotë nga shteti  për kurimin e fëmijëve brenda ose jashtë vendit.

“Nismës për fëmijët” me rastin e 1 qershorit iu bashkua dhe Avokati I Popullit. Pas nënshkrimit   bashkë me stafin e institucionit Endrit Shabani garantoi mbështetje për këtë iniciativë.

“Kjo është një nismë qytetare që unë nuk do doja që ne të përdorim fuqinë institucionale për ta eklipsuar. Ne jemi këtu për t’i mbështetur . Përtej kësaj nisme ligjore ne kemi disa detyrime kushtetuese, për t’i kërkuar Kuvendit formalisht që të dëgjohemi vetëm për çështjen e trajtimit shëndetësor të fëmijëve dhe për të lobuar që ky ligj të votohet”, u shpreh Avokati i Popullit.



Deri tani grupi nismëtar thotë se ka mbledhur rreth 17 mijë firma. Synimi është mbledhja e rreth 20 mijë nënshkrimesh dhe me pas hartimi I draftit dhe përcjellja e tij në Kuvend.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!