Debate në Komisionin e Sigurisë, Xhaferaj: Të raportojë Gledis Nano për vrasjen e 8-vjeçarit në Fier

schedule10:45 - 18 Nëntor, 2021

schedule 10:45 - 18 Nëntor, 2021

Në Komisionin e Sigurisë Kombëtare ditën e sotme është diskutuar edhe ngjarja e rëndë në Fier ku tetëvjeçari Mateo Vasiu u rrëmbye dhe u vra nga fqinji i tij Klodian Çalamani.

Deputeti i Partisë Demokratike Luan Baçi është shprehur se pushteti vendor dhe policia nuk e studiuan kohën e vrasësit ndërsa shtoi se tashmë po bëhen formalitete. Kurse, deputeti Ferdinand Xhaferaj u shpreh se është detyrë e jona që të kërkojmë informacion nga policia dhe të pyesim se sa herë ka shkuar inspektori i zonës për të kontrolluar gjendjen e tij.

Xhaferaj po ashtu ka kërkuar në dëgjesë edhe Drejtorin e Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Gledis Nanon.

“Është detyra jonë si komision sigurie të kërkojmë informacion tek policia sa herë ka shkuar inspektori i zonës. Duhet të thërritet Drejtori i Përgjithshëm i Policisë, për të raportuar, sepse është një nga rastet që mund të parandalohet, personi duhet të ishte nën mbikqyrje.”

Kurse deputetët socialistë kërkuan që ngjarja të mos politizohet. /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!