“Kambanë alarmi”, psikologia: Vrasësi i fëmijës me probleme mendore, duhet të “kyçej” në spital

schedule20:02 - 17 Nëntor, 2021

schedule 20:02 - 17 Nëntor, 2021

Krimi makabër në Fier tronditi të gjithë Shqipërinë. Redina Sulstarova, pedagoge dhe psikologe klinike e ftuar në “Radarin Informativ” në “ABC” në një bisedë me gazetaren Jonida Shehu u shpreh se vrasja e fëmijës 8-vjeç nga fqinji është një kambanë alarmi për krime të tjera që mund të ndodhin, pasi sipas saj shoqëria shqiptare ka shumë persona me probleme të shëndetit mendor që nuk trajtohen.

Sulstarova u shpreh e bindur se krimi i djeshëm do të ishte parandaluar nëse autori në 2006 kur u arrestua për pengmarrjen dhe torturimin e një vajze 16-vjeçe do të ishte diagnostikuar. Sipas psikologes klinike, Klodian Çalamani vuan nga problemet e shëndetit mendor dhe duhet të ishte shtruar me detyrim në spital.

Rasti mund të ishte parandaluar. Ne duhet të fuqizojmë pjesën që individi duhet diagnostikuar dhe trajtuar. Ai duhet të ishte diagnostikuar dhe monitoruar. Një individ i tillë, unë kam bindjen që ka një problem të shëndetit mendor. Duhet të kishte një shtrim të detyruar në spital.

Unë jam e bindur që vuan, ka probleme të rënda të shëndetit mendor dhe nëse do të ishte diagnostikuar në 2006 dhe më pas do të ishte trajtuar, unë jam e bindur se ky krim nuk do të ishte kryer. Në dijeninë time nuk ka një diagnostikim të mirëfilltë. Kjo duhet të jetë procedurë në burgje. Shumë shtete këta individë shteti nuk i lejon të marrin shtëpi me qira pranë shkollave.

Dhe kur ndodh një krim, shteti e ka të qartë hartën sociale. Këtu tek ne mungojnë. Është hedhur një ide për të bërë një regjistër. E para do i identifikojë. Dhe do të ndihmojë në hartën sociale. Krimi i djeshëm është një alarm për të tjerë që do të pasojnë, pasi shoqëria shqiptare ka shumë persona me probleme të shëndetit mendor, por nuk janë suportin e duhur për t’u trajtuar.

Historia do të zgjasë tre katër ditë dhe ne më pas do të presim një tjetër krim makabër, që prapë do të flasim, por historia do të mbetet me kaq. Gjërat mund të ndryshojnë nëse do të ketë ndërgjegjësim. Prindërve do ju këshilloja, që gjithmonë të tregojnë kujdes dhe të mundësojnë diagnostikimin nëse kanë të afërm me probleme të shëndetit mendor.

Ndërgjegjësimi është një luftë shumë e madhe” tha ajo./ db/Abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!