Ulet nurmi i aksidenteve rrugore krahasuar me vitin 2016

schedule14:49 - 19 Nëntor, 2017

schedule 14:49 - 19 Nëntor, 2017

Shifrat e Aksidenteteve rrugore me pasojë vdekjen ose plagosje të rëndë i ngjasojnë një bilanci lufte. ABC News siguron numrin e plotë të vdekshmërisë nga aksidentet, ku në 101 raste drejtuesit e automjeteve janë larguar pas përplasjes, duke shaktuar shumë viktima.

Numri i vdekshmërisë nga aksidentet rrugore ka kapur shifra të frikshme krahasuar me vendet e Bashkimit Europina.

Të udhëtosh me automjet por edhe të kalosh nga njëra anë e rrugës në tjetrën, mund të të kushtojë edhe jetën, pasi mungon ndriçimi, vijëzimi dhe po kështu edhe tabelat orientuese, si ato vertikale dhe horizontale.

ABC News ka siguruar shifrat e aksidenteve rrugore deri në tetor të 2017-s, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Kështu, në total numri i aksidenteve për këtë 10-mujor është 1669, ndërsa për 2016 shifra ka qenë 1695. Pra në vitin shkuar ka pasur 26 aksidente më shumë. Por ajo që evidentohet më shumë nga policia rrugore është, se numri i viktimave nga aksidentet me pasojë vdekjen është 42 më pak krahasuar me 2016.

Gjithashtu një nurmër i lartë gjatë aksidenteve rrugorë është plagosja e drejtuesve të mjeteve por edhe personave që udhëtojnë me to. Deri në tetor 2017 janë plagosur rëndë 295 persona, teksa diferenca ka qenë më lartë për 2016 me 374 ose 79 të lënduar më shumë. I njëjti trend paraqitet edhe për plagosjet e lehta gjatë aksidenteve, ku në 2017 ka pasur më pak se në 2016.

Pavarësisht se policia ka marrë fushata të gjera për gjobitjen e drejtuesve të atomjeteve në 2017, kryesisht për drejtim automjeti në gjendje të dehur, apo mos vendosja e rripit të sigurimit dhe për përdorimi i celularit, ndëshkimi ka qenë më pakët krahasuar me 2016. Në total për 2017 janë vendosur masa administrative në të gjithë vendin 423 mijë gjoba, ndërkohë për 2016 kjo shifër ka qenë edhe më lartë pra 451 ndëshkime.

Një fenomen shqetësues për policinë rrugore është largimit i drejtuesve të automjete të përfshire ne aksidente me pasojë vdekje ose në plagosje të rëndë. Për këtë dhjetëmujor, numri i tyre është 101 raste. Më i theksuar ky fenomen është në Komisariatin e Policisë Rrugore Tiranë dhe në Policisë Rrugore Durrës./abcnews.al

 

https://youtu.be/X-Eq13NjyyA