Pirro Mani, Viktor Zhusti, Spiro Duni dhe 65 artistë i kanë drejtuar letër të hapur krerëve më të lartë shtetit, për nevojat emergjente të ndërtimit të teatrit të ri. Në letrën e tyre për Presidentin Meta, kryetarin e Kuvendit Ruçi, kryeministrin Rama, kryetarin e Bashkisë Tiranë Veliaj dhe ministren e Kulturës Kumbaro, artistët shprehin dakordësinë dhe nevojën urgjente për një godinë të re të Teatrit Kombëtar.
Komuniteti i artistëve kërkon në bllok ndërtimin e një godine të re moderne të Teatrit Kombëtar. Ata shprehin kërkesën, për përfshirjen e tyre në mënyrë të domosdoshme në komisionin e negocimit që do të ngrihet për zhvillimin e projektit të ri, ndërsa parashtrojnë se prona që zotëron Teatri Kombëtar duhet të shfrytëzohet ekskluzivisht për godinën e re të Teatrit Kombëtar, duke mos e cënuar dhe duke mos lejuar tjetërsimin e asnjë pjese të kësaj prone./abcnews.al