6 viktima dhe 592 raste të reja me Covid në Kosovë

schedule15:10 - 6 Mars, 2021

schedule 15:10 - 6 Mars, 2021

Gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë kanë humbur jetën 6 persona dhe janë konfirmuar të infektuar me Covid 592 raste të rjea.

Autoritetet e shëndetësisë në Kosovë bëjnë me dije se nga 3 177 testimi kanë rezultuar pozitiv me Covid 592 raste të reja.

Viktimat janë shënuar në komunat: Prishtinë 2 raste (85, 81 vjeç), Istog 1 rast (80 vjeç), Prizren 1 rast (78 vjeç), Podujevë 1 rast (46 vjeç), Rahovec 1 rast (75 vjeç).

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 291 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 61.685 raste, kurse numri i rasteve aktive është 9.175.

Ndërkohë nga fillimi I pandemisë e deri më tani numri i përgjithshëm i të infektuarve me Covid ka shkuar në 72.500 raste, mes të cilëve kanë humbur jetën 1 640 persona.e.su./abcnews.al