6 viktima dhe 363 raste të reja me COVID-19 në Kosovë

schedule15:22 - 16 Janar, 2021

schedule 15:22 - 16 Janar, 2021

Gjashtë pacientë kanë humbur jetën nga Covid në Kosovë.

Ministria e Shëndetësisë në Kosovë raportoi se gjatë 24 orëve të fundit janë realizuar 1,589 teste prej të cilëve kanë rezultuar pozitiv  363 persona.

Ndërkohë 418 pacientë janë shëruar duke e çuar numrin e përgjithshëm të të shëruarve në 48,990 që nga fillimi i pandemisë.

Rastet pozitive janë nga komunat: Prishtinë 109 raste, Podujevë 41 raste, Mitrovicë 28 raste, Vushtrri 17 raste, Gjilan 15 raste, Deçan 14 raste, Prizren 13 raste, Lipjan 12 raste, Pejë 12 raste, Malishevë 11 raste, Suharekë 10 raste, Viti 10 raste, Fushë-Kosovë 9 raste, Gjakovë 9 raste, Rahovec 9 raste, Ferizaj 6 raste, Dragash 5 raste, Junik 5 raste, Kamenicë 5 raste, Istog 4 raste, Klinë 4 raste, Skenderaj 4 raste, Drenas 3 raste, Obiliq 3 raste, Graçanicë 2 raste dhe me nga një rast komunat Kaçanik, Novobërdë dhe Shtime”.

/abcnews.al/