5 ton marijuanë/Ja emrat e shqiptarëve të arrestuar

schedule10:39 - 1 Mars, 2018

schedule 10:39 - 1 Mars, 2018

Policia italiane ka bërë publik emrat e shtetasve shqiptarë nga 25 të arrestuarit në Katanzaro për trafik ndërkombëtar droge. Gjatë operacionit u sekuestrua dhe 5 ton marijuanë që vinte nga Shqipëria.

10 nga 25 shtetasit e arrestuar ne Itali, gjatë operacionit për kapjen e 5 tonëve marijuanë janë shqiptarë.
Prokurori i Katanzaros, Nikola Grateri ka bërë publike emrat e të arrestuarve mes të cilëve dhe 10 shqiptarët Indrit Buja, Elvis Hajdini, Shefik Muho, Vladimir Leskaj, Adrian Liçaj, Vilson Nelaj, Astrit Paskali, Alban Sinani, Gentian Sulejmani, dhe Luan Tahiraj.
Operacioni i mëngjesit së të enjtes erdhi si rezultat i hetimeve, që kanë nisur që në Janar të një viti më parë, për drogën që trafikohet nga Shqipëria në Itali.
5 tonë marijuanë që vinin nga Shqipëria u kapën në Katanzaro, nga Guardia di Finanza dhe agjentët e policisë ekonomike – financiare në Catanzaro, në bashkëpunim me shërbimin qendror, që heton krimin e organizuar në Romë./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!