Shifra më e lartë në dy muaj, Franca regjistron 1,695 raste me Covid-19 brenda ditës

schedule22:24 - 5 Gusht, 2020

schedule 22:24 - 5 Gusht, 2020

Franca ka regjistruar numrin më të lartë të të infektuarve me koronavirus në më shumë se dy muaj. Të dhënat janë publikuar të mërkurën nga Agjencia Kombëtare e Shëndetit në vend.

Brenda 24 orëve, Franca raportoi 1,695 raste të reja, duke regjistruar kështu rritjen më të lartë të rasteve që nga 30 maji, kur u konfirmuan 1,828 raste me Covind-19 në 24 orë.

Ndërsa, numri i pacientëve të shtruar në njësitë e kujdesit intensiv është ulur në 24 orët e fundit, sipas të dhënave të Agjencisë së Shëndetit.

Totali i viktimave nga koronavirusi rezulton të jetë 30,305 ndërsa totali i të infektuarve ka shkuar në 194,029. /abcnews.al/