4 ditë punë në javë në Spanjë, qeveria: Punëtorët do jenë më produktivë

schedule14:28 - 9 Prill, 2021

schedule 14:28 - 9 Prill, 2021

Spanja po provon javën e punës me 4 ditë për të përcaktuar nëse mund të ndihmojë kompanitë dhe punëtorët të bëhen më produktivë.

Punëdhënësit janë shprehur se pas mbylljes së parë të vendit si pasojë e pandemisë, ky vendim ishte gati i detyrueshëm. Ndërsa të punësuarit janë ata që e kanë pritur më me entuziazëm. Një pjesë e mirë e tyre mund të përfitojnë për të kryer studimet paralelisht me punën.

Pronarët e restorantit La Francachela vendosën të miratonin orare të reduktuara gjatë javës pasi i duhej të kujdeseshin për fëmijët e tyre gjatë pandemisë. Ata thanë  se kjo i bëri  të kuptojnë rëndësinë e të pasurit një ekuilibër punë dhe jetë private./abcnews.al