3 përfitime të jashtëzakonshme që merrni nga llumi i kafesë

schedule14:21 - 4 Dhjetor, 2021

schedule 14:21 - 4 Dhjetor, 2021

Nëse jeni adhurues i kafesë, mos e hidhni llumin pasi ta keni pirë. Llumi, përveçse leximit të së ardhmes, ka edhe shumë përdorime të tjera të mira e të dobishme.

Shërben si një peeling i shkëlqyer

Dihet që llumi i kafesë është i mirë për lëkurën tuaj. Thjesht përziejeni me pak vaj ulliri ose vaj portokalli dhe para çdo dushi, aplikojeni atë në lëkurë. Përveçse do të ndihmojë me lëkurën e yndyrshme dhe qarkullimi i gjakut do të aktivizohet.

Aromë në dollap

Vendosni një lugë çaji me llum kafeje të tharë në qese. Vendose midis rrobave të palosura ose një dollapi në të cilin mbani rrobat e dimrit. Do të shmangë erën e keqe që krijohet brenda dollapit.

Kujdesi për lulet

Llumi i kafesë është i pasur me substanca ushqyese për të cilat bimët acidofile kanë nevojë në mënyrë të veçantë. Konservoni llumin e kafesë për të shtuar trëndafilat, lulet që qëndrojnë gjithmonë të gjelbra etj. /abcnews.al