3 milion ukrainas janë shpërngulur me forcë në Rusi që nga fillimi i luftës

schedule08:32 - 5 Dhjetor, 2022

schedule 08:32 - 5 Dhjetor, 2022

Lufta në Ukrainë ka shkaktuar pasoja të mëdha. Kievi ka bërë dije se të paktën rreth 3 milion ukrainas janë zhvendosur me forcë në territorin e Rusisë që nga fillimi i luftës.

Lajmi u konfirmua edhe nga Komisioneri për të drejtat e Njeriut të Radës, Dmytor Lubynets, sipas mediave të huaja.

“Që nga shkurti të paktën 2,800,000 ukrainas janë detyruar të largohen ose janë dëbuar në territorin e Rusisë”, ka thënë ai.

/abcnews.al