Tri javë pas tërmetit, Ministria e Kulturës jep urdhër për mbylljen e Muzeut Historik Kombëtar. Sipas Ministrisë, Muzeu do të jetë i bllokuar dhe jashtë funksionit deri në daljen e një akt-ekspertize finale nga Instituti i Ndërtimit.
Muzeu historik kombëtar ka qenë funksional që ditën e parë pas tërmetit të 26 nëntorit. Ministria e Kulturës vepron me vonesë, afër tri javë pas tërmetit jep urdhrin për mbylljen e tij.
Kamera e “abc news” pasqyroi këtë fundjavë vijimin normal të punës si në sallat e ekspozimit të dëmtuara dhe të plasaritura, edhe në pavione, salla konferencash dhe bibliotekë gjithashtu edhe në ambientet aspak të përshtatshme ku punonte administrata.
Këta fëmijë kanë udhëtuar nga qyteti i Durrësit, për të parë nga afër Muzeun Historik Kombëtar në Tiranë, por u detyruan të ktheheshin mbrapsht, pasi institucioni nuk ka njoftuar mbylljen e tij, ende mungon një letër njoftuese si shqip edhe në gjuhë të huaj.
Ministria e Kulturës, konfirmoi për “ABC News” se mbyllja e muzeut , do të vazhdojë deri në dielën e një akt ekspertimi final nga Instituti i Ndërtimit.
Nga na tjetër, ministria po merr masat që të zhvendosë, administratën e muzeut në hapësira të tjera për shkak të sigurisë.
Edhe aktiviteti për prezantimin e librit të Paulin Markut i planifikuar për tu prezantuar në muze u zhvillua tek Akademia e Shkencave, për shkak të mbylljes së muzeut./abcnews.al


