3 emigrantë të paligjshëm në “Benz”, arrestohet 42-vjeçari në Fier

schedule09:30 - 19 Shtator, 2021

schedule 09:30 - 19 Shtator, 2021

Fier – M. C., 42 vjeç, banues në Tepelenë është arrestuar nga policia e Fierit për shkak se është kapur duke transportuar emigrantë të paligjshëm.

Ky person u kap në kushtet e flagrancës nga shërbimet e Policisë në aksin rrugor Tepelenë-Fier, duke transportuar me automjetin tip “Benz”, 3 emigrantë të paligjshëm, të cilëve iu kishte premtuar kalimin drejt vendeve të BE-së, kundrejt pagesës.

 

Njoftimi i policisë:
Goditet një tjetër rast i veprimtarisë kriminale në fushën e dhënies ndihmë shtetasve të huaj për kalim të paligjshëm të kufirit, kundrejt fitimit.
U kap duke transportuar emigrantë të paligjshëm, vihet në pranga 42-vjeçari.

Në zbatim të planit operacional të hartuar nga Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit “JAD 21”, si edhe në vijim të punës për të parandaluar dhe goditur aktivitetin e paligjshëm të dhënies ndihmë shtetasve të huaj për kalim të paligjshëm të kufijve dhe tranzitimin e tyre në territorin shqiptar, me destinacion vendet e BE-së, nga shërbimet e Policisë Rrugore dhe Forca e Posacme Operacionale në DVP Fier, në bashkëpunim me specialistët për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme në DVP Fier, u arrestua në flagrancë shtetasi M. C., 42 vjeç, banues në Tepelenë.

Ky shtetas u kap në kushtet e flagrancës nga shërbimet e Policisë në aksin rrugor Tepelenë-Fier, duke transportuar me automjetin tip “Benz”, 3 emigrantë të paligjshëm, të cilëve iu kishte premtuar kalimin drejt vendeve të BE-së, kundrejt pagesës.

Materialet do i kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier, për veprime të mëtejshme procedurale, për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”. /abcnews.al/