3 brenda 24 orëve, shkon në 68 numri i të vdekurve nga koronavirusi në Elbasan

schedule11:37 - 30 Nëntor, 2020

schedule 11:37 - 30 Nëntor, 2020

Tre persona nga Elbasani kanë humbur jetën gjatë 24 orëve të fundit.

Gazetari Aldo Kozarja bën me dije për Abcnews.al se bëhet fjalë për një 57 vjeçar, një 79 vjeçar dhe një 77 vjeçar, të cilët ishin të shtruar tek spitali “Shefqet Ndroqi” prej disa ditësh.

Të tre ata janë nga qyteti i Elbasanit. Me vdekjen e fundit, numri i personave që kanë humbur jetën nga koronavirusi në Elbasan përllogaritet të shkojë n` 68.

Ndërkohë, një 60-vjeçar nga Kurbini u hodh nga spitali “Shefqet Ndroqi” pak pas mesnatës së djeshme duke humbur jetën. /abcnews.al