Sondazh

Dështimi i protestës:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

270 raste të reja në 24 orë në Kosovë, rritet numri i viktimave nga Covid

schedule15:13 - 26 Dhjetor, 2020

schedule 15:13 - 26 Dhjetor, 2020

Gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë janë konfirmuar të infektuar me Covid 270 raste të reja dhe 7 persona kanë humbur jetën.

Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik të Kosovës, përmes një postimi në Facebook bën me dije se nga 1 003 testime kanë rezultuar pozitiv me Covid 270 raste të reja.

“Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratoret private me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 1.003 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 270 raste pozitive. Brenda 24 orëve janë raportuar 7 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv”, thuhet në njoftimin e IKSHPK-së./abcnews.al



Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!