221 raste të reja me Covid dhe 1 viktimë në 24 orë në Kosovë

schedule15:07 - 4 Gusht, 2021

schedule 15:07 - 4 Gusht, 2021

Gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë janë realizuar 3, 160 teste prej të cilave 221 persona kanë rezultuar pozitivë për Covid.

Ministria e Shëndetësisë bën me dije se një person ka humbur jetën.

Ndërkohë 21 pacientë janë shëruar nga koronavirusi, duke e çuar numrin e përgjithshëm të të shëruarve në 105.688 persona.

Njoftimi i plotë:

-Në 24 orët e fundit janë dhënë 14.616 doza të vaksinës kundër COVID-19.

-Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 460.297 doza të vaksinës.

-Deri më sot 162.807 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.

-Nga 3.160 testime, 221 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.

-Gjatë 24 orëve të fundit, është shënuar 1 rast i vdekjes.

-Sot janë shëruar 21 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 105.688.

-Në total numri i rasteve aktive është 888. /abcnews.al/