Numri i viktimave ishte i paimagjinueshëm për shumë amerikanë gjashtë muaj më parë. Kur mjeku Anthony Fauci parashikoi në muajin mars se COVID-19 mund të vriste deri në 200 mijë njerëz në SHBA, skeptikët e injoruan dhe e akuzuan për mashtrim, raporton CNN
Por Fauci kishte të drejtë. SHBA-ja e arriti atë moment të errët shumë më herët sesa parashikuan disa ekspertë. Që kur u raportua viktima e parë nga COVID-19 më 6 shkurt, mesatarja ditore ka arritur në më shumë se 858 njerëz.
Shumë nga ato viktima vdiqën për shkak të sëmundjeve të tjera në dhomat e spitalit. Të tjerë, të panumërt kurrë nuk patën një funeral, transmeton abcnews.al
COVID-19 është tani shkaku i dytë kryesor i vdekjeve në SHBA, pas sëmundjeve të zemrës, sipas Institutit të Universitetit të Uashingtonit për Matjet dhe Vlerësimin e Shëndetit (IHME).
Tashmë, koronavirusi ka vrarë më shumë njerëz në SHBA sesa amerikanët e vrarë në betejat e pesë luftërave: Lufta Koreane, Lufta e Vietnamit, Lufta e Irakut, Lufta në Afganistan dhe Lufta e Gjirit Persik, transmeton abcnews.al

Studiuesit kanë parashikuar gati 180 mijë viktima të tjera nga COVID-19 deri në 1 Janar.
“Rritja e përdorimit të maskës në 95 për qind mund të shpëtojë gati 115 mijë jetë, duke zvogëluar nivelin e vdekshmërisë me 62.7 për qind”, sipas IHME.
Përveç përdorimit të maskës, distancimi fizik dhe larja e duarve mund të ndihmojnë gjithashtu në uljen e numrit të personave të sëmurë me grip dhe pacientëve të shtruar në spital nga koronavirusi duke mos mbingarkuar sistemin e kujdesit shëndetësor. s.ba/abcnews.al


