150 nxënës shkollë me dy turne në Fier, prindërit protestojnë

schedule15:32 - 14 Shtator, 2022

schedule 15:32 - 14 Shtator, 2022

Pas dy viteve rikthehet mësimi me dy turne në shkollën 9-vjeçare “Naim Frashëri” në Fier. Regjistrimi në këtë shkollë nga nënës të fshatrave në periferi ka shtuar numrin e tyre duke krijuar mbingarkesë. Për këtë, Zyra Arsimore ka vendosur të rikthejë mësimin edhe në pasdite. Prindërit thonë se ky vendim i ka gjetur të papërgatitur.

“Nuk i keni çuar fëmijët në shkollë sepse nuk kemi mundësi ti çojmë pasdite. Fëmijët janë njoftuar dy ditë para nisjes së shkollës.”

Shqetësimin ja kanë shprehur edhe kryetarit të bashkisë në Fier, i cili nuk u ka gjetur asgjë zgjidhje por i ka këshilluar të veprojnë si prindërit e tij dikur.

“Na tha vari çelësin në qafë, kështu e kemi bërë dhe ne në kohën tonë”.

Problematike situatën e shohin gjatë stinës së dimrit për shkak se errësohet më shpejt.

Turnin e dytë janë të detyruar ta ndjekin 150 nxënës në shkollën Naim Frashëri.  Bëhet fjalë për 5 klasa, 2 të katërta dhe 3 të pesta. /abcnews.al