Në Shkodër ka nisur vaksinimi i mësuesve, në sistemim parauniversitar.
1350 mësues të këtij sistemi pritet të marrin vaksinën. Nga ana tjetër ka edhe mësues të cilët refuzojnë të vaksinohen me AstraZeneca.
Edhe pse jo e detyrueshme, mësuesit të cilët refuzojnë duhet të plotësojnë një formular ku tregojnë arsyet se përse nuk pranojnë të marrin vaksinën AstraZeneca.
Për Drejtoren e Njësisë së Kujdesit Shëndetësor Shkodër, Xheni Halili kjo bëhet që të shmangen spekulimet se nuk ju është ofruar vaksinimi.
Ndërsa sa i përket mundësisë së vaksinimit me Pfizer ajo shprehet se Ministria e Shëndetësisë ka planifikuar vaksinimin e gjithë mësuesve me vaksinën AstraZeneca dhe jo me vaksinën Pfizer.
Nga ana tjetër Drejtoresha e Zyrës Vendore të Arsimit Shkodër Bledijana Osja Nika, shprehet se nuk ka arsye të ketë penalitete pasi arsyet e vaksinimit nga mësuesit janë të ndryshme.
“Vënia në dispozicion e vaksinës nuk ka pse të ketë hezitime, vetëm në raste kur paraqiten komplikacione. Nuk është e arsyeshme që të ketë penalizime nëse nuk marrin vaksinën. Ne nuk e dimë akoma se sa është numri i mësuesve që kanë ardhur për të bërë vaksinimin. Kur i mori të dhënat Sindikata e Arsimit që del e thotë që e kanë refuzuar 80 % e mësuesve”, thotë ajo.
Dhe se vaksinimi nuk është i detyrueshëm kjo tregon se nuk ka dhe nuk do ketë penalitete.
Ndërsa vetë mësuesit të cilët janë vaksinuar shprehen se ka koleg të tyre që refuzojnë vaksinën AstraZeneca…
Ende nuk ka një shifër të mësuesve refuzues të vaksinës AstraZeneca.
Ndërsa në qendrën e vaksinimit Shkodër nuk shihet fluks i mësuesve, të cilët janë ndarë nga 4 shkolla. Proces që pritet të zgjasë për 14 ditë me radhë.
/abcnews.al/


