Sondazh

Protesta e Berishës, si u soll policia?

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

13 të vdekur dhe 171 raste të reja me koronavirus në Kosovë

schedule15:04 - 11 Gusht, 2020

schedule 15:04 - 11 Gusht, 2020

Gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë kanë humbur jetën 13 persona nga koronavirusi. Numri i personave që e kanë humbur betejën me këtë sëmundje që nga fillimi i pandemisë ka arritur në 354.

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK), ka njoftuar se në 24 orët e fundit në vend janë regjistruar edhe 171 raste të reja.

Sipas IKSHPK-së, po ashtu janë shëruar edhe 190 persona.



“Numri total i rasteve pozitive është 10.590 raste nga 41.615 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 354 raste të vdekjes”, thuhet në njoftimin e Institutit. /abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!