13 mijë të huaj të dëbuar nga Spanja në 3 vitet e fundit, ku qëndrojnë shqiptarët?

schedule17:51 - 29 Nëntor, 2020

schedule 17:51 - 29 Nëntor, 2020

Në tre vitet e fundit 12912 persona janë dëbuar nga Spanja, pasi qëndronin në mënyrë të parregullt. Por ku qëndrojnë shqiptarët? Bazuar te raporti i autoriteteve spanjolle sipas kombësive, shqiptarët, pra jo vetëm nga Shqipëria, pozicionohen në vendin e nëntë, teksa listën e kryesojnë Maroku, Algjeria dhe Senegali.

Maroku, Algjeria, Senegali (tre vende nga ku emigrantët arrijnë në Spanjë kryesisht me anije), Kolumbia, Rumania, Brazili, Gjeorgjia, Paraguai, Shqipëria, Republika Dominikane, Ekuadori, Hondurasi, Kina dhe Pakistani janë vendet me më shumë dosje.

Nëse merren parasysh urdhrat e dëbimit të detyruar, sipas kombësisë është Maroku që kryeson listën, me 5178 persona, shumë përpara Kolumbisë (1,312), Rumanisë (684), Algjerisë (564), Brazilit (467), Gjeorgjisë (390), Paraguai (344), Shqipëria (323), Republika Dominikane (294) dhe Ekuadori (272).

Raporti thekson në raport me dosjet e iniciuara, shqiptarët e dëbuar janë vetëm 33.6%, ndërsa në këtë aspekt kryeson Maroku. Sidoqoftë, numri më i madh i dosjeve të iniciuara nuk përfundojnë me një urdhër dëbimi, thonë autoritetet duke qenë shqetësues, gjë që nënkupton se ka shumë njerëz që qëndrojnë në Spanjë në mënyrë të paligjshme./ db/Abcnews.al