13 mijë e 168 raste aktive me COVID-19 në Kosovë

schedule07:56 - 26 Nëntor, 2020

schedule 07:56 - 26 Nëntor, 2020

Shifra të larta të infektuarish me Covid janë shënuar ditët e fundit në Kosovë duke e çuar në 36 256 numrin e përgjithshëm të të infektuarve që nga rasti i parë i shfaqur në mars.

Ndërkohë nga 13 marsi e deri më tani janë shëruar 22 137 persona dhe janë aktivë momentalisht 13 168 raste.

Ndërkohë nga fillimi i pandemisë e deri më tani kanë humbur jetën si pasojë e Covid 948 persona.

Ndërkohë gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë kanë humbur jetën 9 persona dhe janë konfirmuar pozitiv me Covid 704 raste.

“Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 1.651 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 704 raste pozitive. Brenda 24 orëve janë raportuar 9 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv. Rastet e vdekjes janë nga komunat: Klinë 2 raste (84, 72 vjeç), Rahovec 2 raste (82, 76 vjeç), Drenas 1 rast ( 64 vjeç), Ferizaj 1 rast ( 81 vjeç), Gjakovë 1 rast ( 77 vjeç), Suharekë 1 rast ( 78 vjeç) dhe Prishtinë 1 rast ( 83 vjeç). Numri total i rasteve pozitive është 36.253 raste nga 135.969 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 948 raste të vdekjes. Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 391 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 22.137 raste, kurse numri i rasteve aktive është 13.168.”, thuhet në njoftimin e fundit të IKSHPK-së. /abcnews.al