12-vjeçarja zbulon krimin e tmerrshëm: Prindërit mbyllën motrën në kafaz, i izoluan gojën dhe ajo nuk u zgjua kurrë

schedule07:35 - 17 Nëntor, 2021

schedule 07:35 - 17 Nëntor, 2021

“Prindërit e mi birësues mbyllën motrën time 6-vjeçare në një kafaz qeni, në tualetin e shtëpisë. Goja dhe hunda e saj ishin të mbuluara me shirit izolues, ajo nuk u zgjua kurrë. Më thanë ta mbaja sekret “. Kjo është dëshmia e motrës së Isabella Kaloua, për vrasjen monstruoze të mostrës së saj që u vra në Hawaii.

Isaac, 52, dhe Lehua Kalua, 43, raportoi në zhdukjen e Isabella një stacion të policisë lokale më 13 shtator, duke pretenduar se herën e fundit që e kishte parë ishte kur ajo ra në gjumë në dhomën e saj një natë më parë.

Mirëpo, policia kishte dyshime dhe vazhdoi hetimet edhe për prindërit, derisa pak ditë më parë u konfirmuan nga motra 12-vjeçare e viktimës. Ajo tregoi se prindërit e saj ishin përgjegjës për vdekjen e dhe e detyruan të mos i tregonte askujt për këtë. Autoritetet arrestuan Isaac dhe Lehua të mërkurën e kaluar, sipas një raporti të Daily Mail.

Konkretisht, ata dyshohen se pasi e kanë mbyllur në një kafaz qeni , i kanë mbyllur gojën dhe hundën me shirit izolues dhe e kanë lënë në tualetin e shtëpisë. “Ajo nuk u zgjua më”, tha 12-vjeçarja, duke shtuar në përshkrimin e saj rrëqethës: “Pak më vonë nëna e mbushi vaskën me ujë dhe e zhyti Isabelën në të, ndoshta për të parë nëse do të zgjohej, por kjo nuk ndodhi. “Pastaj më thirrën që ta mbaja dhe ta çoja në dhomën e saj”.

Të dhënat janë publikuar në dokumentet gjyqësore pas dëshmisë së 12-vjeçares, e cila kuptoi se motra i kishte vdekur kur e pa në këtë situatë, ndërsa sqaroi se ngjarja kishte ndodhur dy muaj më parë. Trupi i pajetë i fëmijës nuk është gjetur për momentin, ndërsa avokati i çiftit këmbëngul se ata janë të pafajshëm.

Në fakt, në dokumentet e gjykatës thuhet se më pas nëna e saj ka shkuar dhe ka zbrazur ujin nga vaska, ndërsa babai i saj ka shkuar në spital disa ditë më vonë duke pretenduar se kishte simptoma të koronavirusit. Deklarata u hodh poshtë sërish nga 12-vjeçarja, e cila tha se në fakt kishte marrë pushim nga puna për të ndihmuar mamanë e saj të shpëtonte nga provat. g.v/abcnews.al