12 piktorë të traditës bëhen bashkë në ekspozitën “Plein Air 4”

schedule15:58 - 17 Dhjetor, 2018

schedule 15:58 - 17 Dhjetor, 2018

12 piktorë nga qytete të ndryshme të vendit, për vitin e 4-t radhazi sjellin bukuritë e Shqipërisë në katër stinët e vitit në ekspozitën “Plein air 4”. Peisazhisti Sefedin Stafa rrëfen emocionet e të jetuarit në gjirin e natyrës.

Tradita e kolonisë së peisazhit, fillesat i ka nga mjeshtri Vangjush Mio, 12 artistë prej katër vitesh janë bërë bashkë për të vazhduar në këtë udhë të bukur, për të pasqyruar peisazhin e bukur shqiptar. Ekspozita nis me Kujtim Buzën me peisazhe të ngjashme me skulpturë të Qamil Prizrenit, me lojën e ngjyrave të Pashk Përvathit, apo stilin e veçantë të Buron Kacelit. Ndryshe nga herë të tjera këtë vit vjen i ftuar edhe piktori Jorgo Mici, Sefedin Stafa thotë se do e kthejnë në traditë.

Peisazhistët kanë udhëtuar nga Vermoshi në Konispol, duke përkthyer në 50 tablo bukuritë shqiptare. Artisti Sefedin Stafa edhe pse ka si të preferuar vjeshtën, duket se tashmë, bukuritë e borës në telajo ia ka zënë deti. Ekspozita është e larmishme në ngjyra dhe stile, por emëruesi i përbashkët i këtyre artistëve është natyra. Punimet do  të prezantohen deri më 22 dhjetor në Muzeun Historik Kombëtar./abcnews.al