11 shtatori, rishfaqet kreu i Al Kaedës, Al Zawahiri: Do të sulmojmë SHBA

schedule23:15 - 11 September, 2019

schedule23:15 - 11 September, 2019

Me rastin e përvjetorit të sulmeve të 11 Shtatorit, lideri i Al Kaedës, Ajman al Zauahiri, është rishfaqur në një video. Në fjalimin e mbajtur, Al Zauahiri ka deklaruar se rrjeti terrorist do të vazhdojë të luftojë kundër Shteteve të Bashkuara. Gjithashtu, ka vijuar kreu i Al Kaedës, në shënjestër të militanteve do të jenë edhe aleatët e Amerikës si Franca, Britania e Madhe dhe vende të tjera të Perëndimit. Ndërkohë, në Kabul të Afganistanit, një raketë ka rënë dhe ka shpërthyer në kompleksin e godinave ku ndodhet dhe Ambasada e Shteteve të Bashkuara. Lajmin e kanë bërë të ditur mediat amerikane, sipas të cilave nga shpërthimi nuk ka pasur persona të lënduar. /ABC News Albania 24/7