11 kg heroinë në portin e Durrësit, midis trafikantëve agjentë të infiltruar

schedule15:06 - 12 Shkurt, 2018

schedule 15:06 - 12 Shkurt, 2018

Policia zbardh detaje të reja për kapjen e 11 kilogramëve heroinë në portin e Durrësit, ngarkesë që do të transportohej në Itali. Mësohet se brenda në rrjetin e trafikantëve u infiltruan agjentë sekretë të antidrogës.

11 kilogramë heroinë në portin e Durrësit nuk u zbuluan rastësisht.

ABC News mësoi se në rrjetin e trafikantëve prej kohesh ishin futur agjentë sekretë.
Punonjës të antidrogës peërmes shoqërimit me elemente kriminalë mundësuan marrjen e të dhënave sekrete të trafikantëve dhe realizuan përgjimin e tyre.
Kështu u zbulua edhe linja e heroinës nga Durrësi drejt Firences në Itali.

Burime nga grupi hetimor bejnë me dije se veprimtaria e biznesmenit të konfeksioneve në Durrës, Bujar Shazivari, mbahej nën vezhgim prej muajsh për shkak te dyshimeve që ishte i implikuar në një rrjet të trafikut ndërkombëtar të drogës.

Referuar indicieve të marra në rruge operative, policia infiltroi agjentët e saj, të cilët mundën të zbulojnë momentin që do të kryhej trafiku, duke e goditur në portin e Durrësit.
Droga u gjet e fshehur në kabinën e kamionit “MAN”, me targë AA 943 OO, nën krevatin e shoferit.

Nga kontrolli u zbuluan 10 pako të mëdha dhe një pako e vogël, ku brenda tyre kishte lëndë narkotike të dyshuar heroinë.
Megjithatë, burime nga grupi hetimor i thanë ABC News se në këtë rrjet ka edhe persona të tjerë të implikuar, por për shkak të hetimeve nuk mund të afrohen të dhëna publike./abcnews.al