Përplasen dy makina në Durrës, pasagjerët përfundojnë në spital

schedule08:24 - 9 Dhjetor, 2021

schedule 08:24 - 9 Dhjetor, 2021

Një aksident ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Durrës. Dy automjete janë përplasur me njëri tjetrin dhe për pasojë janë plagosur 3 pasagjerë.

Ata janë dërguar në spital ku ndodhen nën kujdesin e mjekëve jashtë rrezikut për jetën. Po punohet për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

“Më datë 09.12.2021., rreth orës 07:50, në lagjen nr. 16, automjeti me drejtuese shtetasen H. H. është përplasur me automjetin me drejtues shtetasin E. B., dhe për pasojë janë dëmtuar pasagjerët A. M., A. S., dhe F. C., të cilët ndodhen nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit”, thuhet në njoftimin e policisë.