100 mijë € për titullin, klubi i Superiores “tremb” rivalët me premion

schedule08:58 - 12 Prill, 2021

schedule 08:58 - 12 Prill, 2021

Superiorja vijon garën dhe çështja e titullit është një ekuacion me shumë të panjohura. Teuta ka marrë kreun e vetme dhe synon ta mbajë deri në fund, që të shpallet kampione e Shqipërisë.

Diferenca me Vllazninë dhe Partizanin është 2 pikë dhe në Durrës po mendojnë si të motivojnë skuadrën e tyre deri në fund të garës.

Kështu, drejtuesit e klubit, sipas asaj që shkruan “Panorama Sport”, kanë vendosur një premio të “majme” për futbollistët në rast se Teuta do të shpallet kampione.

FSHF për fitimin e trofeut jep shumën e 100 milion lekëve, kurse Teuta do të shpërndajë diçka me tepër për futbollistët. Premio e vendosur është 100 mijë euro. /abcnews.al