10 vjetori i Kosovës/ Trump letër urimi Thaçit

schedule11:23 - 13 Shkurt, 2018

schedule 11:23 - 13 Shkurt, 2018

Presidenti amerikan, Donald Trump i ka dërguar homologut të tij Hashim Thaçit një letër urimi për 10-vjetorin e pavarësisë së Kosovës. Në të theksohet mbështetja e Uashingtonit për Prishtinën por edhe se duhet bërë më shumë punë.

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka pranuar një letër urimi nga homologu I tij I Shteteve të Bashkuara, Donald Trump. Lajmi është konfirmuar nga vetë kreu I shtetit kosovar, I cili transmetoi drejtëpërdrejtë dorëzimin e letrës, që u bë nga Ambasadori Amerikan në Prishtinë, Greg Delawie.

“Sot pranova një letër urimi nga Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, në prag të shënimit të dhjetëvjetorit të pavarësisë. E falënderoj presidentin Trump për urimet e përzemërta dhe përkushtimin e tij për Kosovën. Populli ynë është me shumë me fat që ka një shtet mik kaq të fuqishëm, si SHBA-të”, shkruan Thaçi ndërsa ka publikuar dhe letrën e urimit.

“Në emër të popullit amerikan, e përgëzoj Kosovën në përvjetorin e dhjetë të pavarësisë së saj. Gjatë dhjetë vjetëve të fundit, Kosova ka bërë hapa të mëdha në forcimin e sovranitetit dhe demokracisë shumetnike. Ndërkohë që duhet bërë edhe më shumë punë, ne përgëzojmë përparimin tuaj”, theksohet në letrën e shkruar nga presidenti amerikan. Ndërsa më tej nënvizohe se “Shtetet e Bashkuara janë të përkushtuara për të ndihmuar Kosovën që të ndërtojë themele të forta të parimeve të përbashkëta demokratike, bashkëpunimit rajonal dhe sundimit të së drejtës. “Duke vepruar kështu, Kosova do të ndërmarrë hapa të mëtejshëm drejt integrimit në Komunitetin Perëndimor të Kombeve”, vijon letra. Në fund mbyllet duke konfirmuar se SHBA e shikon Kosovën “si një partnere të rëndësishme”./abcnews.al