Këngëtarja Dua Lipa dhe vëllai i motrave Hadid, Anwar kanë festuar një vjetorin e lidhjes së tyre. Gjërat mes tyre rrodhën shumë shpejt dhe duket se Dua ka gjetur ngrohtësinë në krahët e Hadid.
Këtë e ka treguar me postimin e fundit në Instagram, e cila i ka bërë një dedikim prekës për këtë përvjetor. “Asgjë më e ëmbël se 365 ditët e përbashkëta me ty“, ka shkruar krahas fotove, teksa ka ndarë me ndjekësit disa nga momentet më të bukura mes tyre.
Prej kohësh, dyshja e ka bërë lidhjen familjare dhe Dua ka treguar shpesh marrëdhënien e mirë që ka me kunatat e famshme Bella dhe Gigi. /abcnews.al



