Zvarritet procesi i Vetting-ut në radhët e policisë


16:03 | 14/09/2018

Procesi i Vettingut në radhët e policisë, duket se është futur në kalendat greke. Në më pak se katër muaj, procesi i cili u inicua për të pastruar uniformat blu nga efektivët e lidhur me krimin, është shtyrë 3 herë. Aktualisht mungojnë zyrat dhe nuk janë përcaktuar pagat e 30 anëtarëve të komisionit që do të kalojnë në filter rreth 11 mijë policë.

Java e para e shtatorit ishte përcaktuar si fillesa e procesit të Vettinug-ut në radhët e policisë. Edhe pse ka kaluar pothuajse gjysma e këtij muaji ende nuk ka një datë përfundimtare se kur do të fillojë. Afati përbyllës i dorëzimit të formularëve të vetëdeklarimit nga ana e punonjësve të policisë ishte 7 maji, ndërsa fillimisht u njoftua se Vettingu do të fillonte në mes të qershorit. Duket se këto shtyrje të njëpasnjëshme, do të vijojnë përsëri. Burime nga ministria e Brendshme pohojnë për ABC News se, ende nuk kanë përfunduar zyrat se ku do të kryehet procesi i Vettingut. Deri tani vendi është përcaktuar brenda Akademisë së Policisë në Sauk por jo godina.

Një tjetër problem që do të kërkojë më shumë kohë për të kryer procesin eVettingut është se, nuk janë përcaktuar pagat dhe trajtimet që do të marrin 30 anëtarët, të cilët do të bëjnë skanimin e efektivëve të policisë. Për pagat e tyre, duhet një Vendim i Këshillit të Ministrave, i cili ende nuk publikuar në Fletoren Zyrtare.

Procesi i Vettingut në Polici u shty afërisht me 4 muaj. Fillimisht pengesë për këtë shtyerje u bënë zgjedhja me vonesë e 5 përfaqësues nga bota akademike e Universiteti i Tiranës. Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, pritet të kalojë i pari në sitën e Vettingut, ndërsa pas tij do të kalojnë në filtra edhe 12 drejtorët e policive vendore.
Në fazën e parë do të dalin 250 efektivë më gradë drejtuese, ndërsa kontrolli i tyre ka filluar, duke kërkuar informacion nga Drejtoria e Tatimetve, Hipotekat, si edhe bankat e nivelit të dytë. Gjithashtu, efektivët duhet t’i përgjigjen edhe pyetjeve nëse kanë qenë bashkëpunëtorë apo anëtarë të ish-Sigurimit të Shtetit dhe nëse janë përdorues të lëndëve narkotike. Rreth 230 efektivë janë larguar nga strukturat e policisë së shtetit, 15 prej tyre kishin gradë drejtuese./abcnews.al


Lini koment

E-maili nuk do te publikohet. Duhen plotesuar *


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore.


Kontakt

Telefono