Në fshatin me 15 kisha, aty ku vendasit i falin Zotit jetën e tokës dhe të parajsës

16:15 | 09/06/2019

Libofsha e Fierit është fshati i rrallë në të gjithë vendin, në të cilin ndodhen 15 kisha. Ndërsa për vendasit ato janë gjithçka, për vizitoret ky vend mbetet i panjohur.  

 Kjo tabele në të djathtë të rrugës Mbrostar – Fier të tregon se po hyn në fshatin e kishave.

Libofsha, ndryshe nga fshatrat e tjerë në Myzeqe.  Aty gjenden  thesarët e trashëgimisë kulturore që mbart.

Në Fier e njohin si fshati i shkollës së parë shqipe në Myzeqe. Kurse vendasit e quajnë fshati i kishave.

Në Libofshë janë 15 të tilla, si në asnjë vend tjetër. Disa nga to janë ndërtuar 240 vite më parë.  Falë tyre, sot Libofsha është shpallur fshat turistik.

Kjo është kisha e Shën Kollit, monument kulture.  E vogël e ndërtuar në vitin 1777 nga vetë banorët e Libofshës.

Arkitekturë të veçantë,  tipike të kishave myzeqare të shekullit 17-18 dhe me afreske mahnitëse të vëllezërve grabovarë Cetiri.

Ngjyrat e forta të Cetirëve, figurat biblike të ruajtura mrekullisht në afresket e kishës, e bëjnë Shën Kollin një nga kishat e rralla të Myzeqesë së Fierit, që fatkeqësisht shumë pak njihet dhe nuk vizitohet.

Shën Gjergji, monument kulture kisha ikonë e Libofshës, e ndërtuar në vitin 1776, plot 243 vjeçare.  Bukuria, arkitektura, afresket mahnitëse të artistëve korçarë të shekullit të 18-të, Kostandin dhe Terpo Zografi e kanë bërë atë kishën më të lakmueshme për historianët, studiuesit e kulteve fetare, por edhe për regjisorët shqiptarë. Në këtë kishë, në vitet ’80  u luajt filmi “14 -vjeç dhëndër”.

Shën Kozmai dhe Shën Maria.  Me një histori të lakmueshme njerëzore, që fillojnë me emrin e Ali Pashë Tepelenës, ai që bëri të mundur ndërtimin e saj në vitet 1814-1815, deri tek përpjekjet shekullore të vendasve për përhapjen e gjuhës shqipe në konaket e manastirit.

Në një pozicion dominues të zonës, kishat e Libofshës kanë një komunikim gati hyjnor hierarkik midis njëra tjetrës.

Në krye të tyre mbizotëron manastiri i Ardenicës, i njohur ndryshe monarku shpirtëror i Myzeqesë, shumë pranë Libofshës dhe poshtë tij vijnë kishat e  Shën Kollit, Shën Gjergjit, Shën Kozmai, Shën Maria, dhe gjithë kishat e tjera. Vendasit u kanë falur shpirtin kurse për vizitorët duhet të nxitojnë t’i shohin kishat e Libofshës

ADRIANA MILE

GAZETARE E ABCNEËS, FIER


Lini koment

E-maili nuk do te publikohet. Duhen plotesuar *


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F




Kontakt

Telefono