KRUJË- Edhe pse bujqësia po përballet me sfida, fermeri Edmond Sela nuk e ka ndalur punën në tokë. Që prej fëmijërisë, ai ndjek traditën e familjes dhe merret me bujqësinë duke u përpjekur të sigurojë të ardhurat për familjen e tij.
Fermeri Edmond Sela merret prej vitesh edhe me blegtorinë, duke rritur e shitur krerë lopësh e duke furnizuar blegtori të tjera në zonat e Tiranës.
Sot ai ka një sipërfaqe të konsiderueshme tokë, pjesa më e madhe me qira, dhe përgatitet për mbjelljen e farërave për jonxhe, një kulturë e domosdoshme për blegtorinë.
Vullneti dhe sakrifica janë element që të imponojnë të punosh. Edhe pse çmimet janë të larta dhe reshjet e dendura këtë vit shkaktuan dëme, ai nuk e ndaloi punën në bujqësi.
Apeli i tij shkon për më shumë mbështetje nga institucionet për fermerët. Edmond Sela është bërë një shembull frymëzues për punën e palodhur në prodhimin bujqësor dhe blegtoral, duke treguar se përkushtimi dhe pasioni për tokën mund të sfidojnë çdo vështirësi ekonomike./abcnews.al


