Sondazh

Dhuna e opozitës përballë integrimit europian, si duhet të reagoje qeveria?

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Koalicioni shqiptar siguron dy mandate/ Zgjedhjet në Luginë, në garë për marrjen e mandatit të tretë

schedule09:25 - 26 Tetor, 2026

schedule 09:25 - 26 Tetor, 2026

Koalicioni Shqiptar ka siguruar dy mandate në parlamentin e ri të Serbisë, dalë nga zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 25 tetorit.

Deputetët e zgjedhur janë Shaip Kamberi dhe Visar Mehmeti.

Në reagimin e tij, Kamberi e quan këtë një rezultat historik.



“Arritje historike! Dy mandate për shqiptarët në Kuvendin e Serbisë, në garë për të tretin! Sipas rezultateve preliminare, “Koalicioni Shqiptar” ka marrë 27.230 vota. Ky është rezultati i bashkimit politik, i besimit qytetar dhe i përkushtimit të përbashkët për përfaqësim dinjitoz.”, thotë ai.

Tetë parti shqiptare u bënë bashkë për herë të parë nën një koalicion, me pretendimin publik për të siguruar pesë mandate.

Presidenti Begaj ka uruar shqiptarët për rezultatin.

“Fitorja e shqiptarëve të Luginës së Preshevës është fitore e bashkimit, dinjitetit dhe përfaqësimit politik. Tani ky rezultat duhet të kthehet në më shumë të drejta, barazi dhe fund të diskriminimit. Shumë urime”, shprehet Begaj.

Sfidat kryesore të të zgjedhurve janë të drejtat e shqiptarëve, përfaqësimi i tyre në institucionet shtetërore, njohja e diplomave dhe mundësitë e punësimit, përdorimi zyrtar i gjuhës shqipe dhe kundërshtimi i pasivizimit të adresave.

Tani përballë tyre nuk do të jetë më shumica e Vuçiçit, por ajo e Listës Studentore, e cila, për shqiptarët, nuk ka ndryshim në qëndrime.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!