Komisioni Europian: Shqipëria duhet të rishikojë paketën anti-shpifje

15:04 | 21/01/202015:040

Qeveria shqiptare duhet të rishikojë të ashtuquajturën “Paketa anti-shpifje”  duke marrë parasysh të gjitha rekomandimet e Këshillit të Europës. Ky është reagimi i Komisionit Europian ndaj pyetjes së drejtuar nga “ABC News” mbi shqetësimet që ngre kjo paketë dhe rrëzimin e saj nga presidenti i Republikës, Ilir Meta. Ekzekutivi Europian konsideron se kthimi mbrapsht i “paketës anti-shpifje” nga presidenti i Republikës në Kuvendin e Shqipërisë përbën një rast për qeverinë shqiptare për të pranuar rekomandimet e Këshillit të Europës.

“Ne e kemi bërë të qartë se Bashkimi Europian mbështet rekomandimet e Këshillit të Europës në rastin e ligjit të medias në Shqipëri. Ne pranojmë se shqetësimet dhe rekomandimet përkatëse janë sërish të vlefshme dhe ato duhen adresuar sërish. Faktin që Presidenti i Shqipërisë ka kthyer ligjin në Parlament e shohim si një mundësi për t’i pranuar ato. Ne shpresojmë që kjo të realizohet”, u shpreh zëdhënësja e KE-së, Ana Pisonero.

Lidhur me pyetjen specifike, nëse Komisioni Europian mbështet shprehimisht vetërregullimin në sektorin e medias, ky institucion është përgjigjur qartë, duke renditur edhe disa nga rekomandimet kryesore të Këshillit të Europës:

“ Absolutisht që ne e mbështesim këtë. Ne mbështesim disa rekomandime të Këshillit të Europës jo vetëm për promovimin e vetëregullimit. Por ne e mbështesim qëllimin për ta kufizuar qëllimin e rregullimit vetëm për serviset e mediave audiovizive online, trajtimin gjyqësor të pavarur të ankesave lidhur me mediat, forcimin për transparencën e pronësisë sëë mediave në vend. Pra, ne mbështesim të gjita rekomandimet e Këshillit të Europës. Ato janë në përputhje me pritshmërinë tonë, që duhet ndjekur nga një vend aspirant”, u shpreh ajo.

Liria e shprehjes dhe e mediave janë parakusht i Bashkimit Europian për vendet e përfshira në procesin e zgjerimit, që aspirojnë anëtarësimin në Bashkimin Europian./abcnews.al


Për t’u bërë pjesë e grupit klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI ABC NEWS ALBANIA: https://www.facebook.com/groups/AbcNewsAlbaniaGroup

Të lidhura

Lini koment

E-maili nuk do te publikohet. Duhen plotesuar *


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono