Sondazh

Vendimi i Hagës:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Moskë-Berlin, takim surprizë pas 4 vitesh/ Ministri i Jashtëm gjerman: Rusia të tërhiqet nga përshkallëzimi

schedule17:09 - 27 Shtator, 2026

schedule 17:09 - 27 Shtator, 2026

Ministri i Jashtëm rus ka hedhur poshtë thirrjet e homologut gjerman që Moska të tërhiqet nga “hapat e rrezikshëm përshkallëzues”, duke akuzuar Berlinin se është sponsori kryesor i Ukrainës. Sergey Lavrov u takua me ministrin gjerman Johann Wadephul në kuadër të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-se, mbremjen e te shtunes  ne nje takim te paparalajmeruar me Pare me Mosken e cila deklaroi se ishte Berlini Zyrtari ai qe kerkoi takimin.  Keto bisedime ishin te parat ne nivel Ministror mes dy vendeve qe prej vitit 2022, prej kur nisi edhe lufta ne Ukraine.

Gjatë bisedimeve, ministri gjerman i bëri thirrje Rusisë që të heqë dorë nga “shtegu i rrezikshëm i përshkallëzimit” dhe shprehu gatishmërinë e Berlinit për të përmirësuar marrëdhëniet me Moskën, gjithmonë nëse Kremlini tregon  vullnet për të përfunduar luftën ndaj Ukrainës.

Por Lavrov e dha përgjigjen e tij përpara audiencës. “Kancelari Merz thotë se Gjermania duhet të jetë sërish fuqia e parë ushtarake në Evropë. A e kupton Berlini se çfarë mund të sjellë kjo? Nuk kanë mësuar gjë gjermanët nga leksionet e Luftës së Dytë Botërore?”, u shpreh Lavrov.

Ndërsa në një konferencë shtypi të mbajtur pas fjalimit, kryediplomati rus u pyet mbi takimin e tij me homologun Gjerman dhe marrëdhëniet ruso-gjermane.

“Asgjë e re nuk erdhi nga nisma e ministrit të Jashtëm. Ai thjesht përsëriti qasjen e tij publike, duke dënuar Rusinë. Ju mund ta gjykoni vetë nëse kjo vlen për dialog apo jo”, tha Lavrov.

Tensionet mes Gjermanisë dhe Rusisë prekën fundin në fillim të shtatorit, kur Berlini akuzoi Moskën se fshihej pas sulmit me dron në aeroportin e Lajpcigut, në gusht. Vetë Ministri I Jashtem njoftoi atëherë masa të reja ndaj Rusisë, si mbylljen e konsullatës ruse në Bon dhe qendrën kulturore ruse në Berlin, e konsideruar si vatër spiunazhi.

Ai tha gjithashtu se autoritetet gjermane do të ushtrojnë kontrolle më të forta kufitare për shtetasit rusë dhe se do të rriste presionin ndaj flotës hije të Kremlinit.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!