Një zjarr ka përfshirë një apartament në lagjen nr. 12 të qytetit të Korçës, duke shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale. Fatmirësisht, nga ngjarja nuk ka persona të lënduar.
Sipas të dhënave paraprake, flakët kanë nisur nga një bombol gazi që përdorej për gatim. Pronaria e banesës, Alma Dervishaj, ka deklaruar se bombola ishte në përdorim në momentin kur shpërthyen flakët.
Në vendngjarje ndërhynë menjëherë forcat zjarrfikëse, të cilat bënë të mundur neutralizimin e përhapjes së flakëve dhe shuarjen e plotë të zjarrit.
Po punohet për përcaktimin e saktë të shkakut të ngjarjes.

