Në adresimin e tij drejtuar të gjithë shqiptarëve, kryeministri Edi Rama iu përgjigj akuzave se arrestimet dhe procedimet e zyrtarëve të lartë dëshmojnë se vendi është “mbytur nga korrupsioni”. Rama argumentoi se ndodh pikërisht e kundërta: sipas tij, fakti që drejtësia prek ministra, drejtorë dhe kryetarë bashkish tregon se ajo vepron e pavarur nga pushteti politik.
Kryeministri tha se synimi i tij është një Shqipëri anëtare e Bashkimit Europian brenda kësaj dekade dhe me “drejtësi të pavarur” prej tij, ndërsa përballë akuzave të opozitës solli si kundërshembuj 21 Janarin dhe Gërdecin, duke treguar e në të kaluarën drejtësia pengohej nga pushteti.
“Pikërisht për emrin, për Shqipërinë, e dua me kokën lart, me flamurin sa më lart, të barabartë, në tryezat më të larta, në BE brenda kësaj dekade me drejtësi të pavarur prej meje. Prandaj sot, më kanë ndaluer në këtë sallë tema e drejtësisë dhe kuyr kundërshtarët e mi, që nga të përdalët e rrugëve opozitare te dështak zemërakët kujtojnë se kanë shpikur bombën që do hedhë Edi Ramën. Le ta hedhin atë bombë mëngjes drekë dhe darkë. Ta shpërthejnë orë e çast në pasqyrat sociale a thua se përsëritja e një fjale të ndyrë do zhbëjë pastërtinë e luftës sime të gjithanshme që duan s’duan i riktheu këtij vendi kryeqytretin e varrosur në plehra dhe po transformon Shqipërinë dhe ngre vendin drejt një maje ku ska qenë kurrë. Në asnjë vend të mbytur me korrupsion nuk ka luftë frontale kundër korrupsionit. Në asnjë vend të mbytur prokuroria nuk heton vetë pushtetin por i mbron ata. Në asnjë vend drejtësia nuk prek ministra, drejtorë, kryetarë bashkish por vetëm rri dhe pret urdhërin e pushtetit për të goditur kundërshtarët. Vendin e mbytur në korrupsion e kemi jetuar të gjithë ku kryetari i opozitës burgosej me urdhër nga lart, ku protestuesit vriteshin me plumba të paguar nga taksapaguesit, ku fletëthirrjet e prokurorisë për vrasjet shtetërore në mes të bulevardit bëheshin letra higjenike në zyrën e kryeministri që denigronte prokuroren si lavire bulevardi., ku drejtori i taksave qëndronte në krye të detyrës nga arresti shtëpiak e 26 të pafajshëm të vrarë në shpërthimin e një projekti korruptiv të Ministrisë së Mbrojtjes u trajtuan si viktima të fatkeqësisë natyre. Ata 4 të vrarë në bulevard nuk kanë marrë drejtësi”

