Sondazh

Vendimi i Hagës:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

“News24, evazori më i madh fiskal”, Rama: Syri TV, me paratë e Gërdecit

schedule15:16 - 27 Shtator, 2026

schedule 15:16 - 27 Shtator, 2026

Kryeministri Edi Rama është ndalur te drejtësia dhe lufta kundër korrupsionit, duke sjellë në vëmendje disa prej ngjarjeve më të rënda të së shkuarës, përfshirë Gërdecin dhe 21 Janarin.

Në një deklaratë të tij, Rama tha se shqiptarët e kanë jetuar një periudhë kur, sipas tij, drejtësia pengohej nga pushteti dhe ngjarje të rënda nuk morën drejtësinë e merituar.

Ai shtoi se me paratë e fabrikës së vdekjes në Gërdec u financua nga fajtorët e pahetuar ende gjermësot, ngritja e një lavatriçeje mediatike që kurdis sot e gjithë ditën ato ‘bombat çudibërëse’ anti-qeveri, ‘Korrupsion – Korrupsion – Korrupsion, na mbyti korrupsioni’.

“ E kemi jetuar të gjithë, vendin ku drejtori i taksave të republikës qëndronte në krye të detyrës nga arresti shtëpiak dhe ku 26 të vrarë të pafajshëm në shpërthimin e një projekti korruptiv të ministrisë së mbrojtjes, u trajtuan si 26 viktima të një fatkeqësie natyrore.

E di që edhe sot e gjithë ditën ata katër të vrarë në bulevard nuk kanë marrë ende drejtësi.

E di gjithashtu, e di që çke me të , që me paratë e fabrikës së vdekjes në Gërdec u financua nga fajtorët e pahetuar ende gjermësot, ngritja e një lavatriçeje mediatike që kurdis sot e gjithë ditën ato “bombat çudibërëse” anti-qeveri, “Korrupsion – Korrupsion – Korrupsion, na mbyti korrupsioni”.

E di edhe që një tjetër televizion “Korrupsion – Korrupsion – Korrupsion, na mbyti korrupsioni”, i ushqyer nga paratë e evazionit marramendës fiskal, ka marrë peng një prokurori të tërë në Tiranë, ku në vend se të thirret evazori i madh për të dhënë llogari për milionat e detyrimeve ndaj shtetit, prokurorët e trembur dhe të tredhur prej tij, hapin çështje për të trembur punonjësit e tatimeve që denoncojnë evazorin.

E di që Shqipëria e deridjeshme e harmonisë me korrupsionin dhe padrejtësinë, nuk ka ikur përfundimisht nga jetët tona. Bishtat e panumërt të atij vendi i kemi ende nëpër këmbët e jetës së përditshme.”

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!