Fundi i konfliktit Shba- Iran mund te vije vetem permes negociatave. Me kete pergjigje reagoi Teherani zyrtar pasi Presidenti Donald Trump hodhi poshtë publikisht një propozim qe do te conte ne rihapjen e Ngushticën e Hormuzit.
Trump u tha gazetarëve në Shtëpinë e Bardhë se propozimi i Iranit nuk ishte “i pranueshëm” dhe se Teherani donte të bënte një marrëveshje për të hapur ngushticën për anijet tregtare brenda shtatë ditësh sepse “po humb shumë keq”. “Po e hedh poshtë marrëveshjen e tyre”, tha Trump të shtunën, duke shtuar se SHBA-të tashmë kishin “kontroll të plotë” të ngushticës
Në një postim në Telegram, Ministri i Jashtëm iranian Abbas Araghchi tha se Irani do të priste një përgjigje zyrtare përfundimtare nga SHBA per te marre nje vendim, pasi presidenti kishte bërë deklarata kontradiktore në të kaluarën.
Araghchi tha se kushtet për hapjen e ngushticës ishin të njëjtat që ishin përfshirë në një memorandum mirëkuptimi midis SHBA-së dhe Iranit që u nënshkrua në qershor.
Irani tha se kishte ngritur çështjen e rihapjes së ngushticës dhe përfundimit të armiqësive gjatë negociatave në margjinat e Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së në Nju Jork javën e kaluar.
Refuzimi i propozimit të Iranit nga Trump u mbështet nga ambasadori i SHBA-së në NATO, Matthew Whitaker. Duke folur për Fox News të shtunën, Whitaker tha se Irani kishte ofruar “gjysmëmasa” për t’u dukur mirë në skenën botërore.
Omani, i cili ka vepruar si ndërmjetës midis SHBA-së dhe Iranit, u bëri thirrje të gjitha palëve të vazhdojnë dialogun e hapur për të zgjidhur krizën.
Ngushtica e hormuzit, rruga detare jetike, përmes së cilës rrjedh zakonisht rreth një e pesta e furnizimit botëror me gaz dhe naftë është mbyllur në mënyrë efektive që nga shpërthimi i luftës shba-iran në shkurt.

